16:31 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

Italiani merr fotografinë e gruas së vdekur çdo ditë në plazh, për këtë arsye

Një pensionist italian është bërë shumë i njohur në mbarë botën pasi historia e tij preku zemrat e shumë njerëzve.

Italiani merr çdo ditë në plazh fotografinë e gruas së tij të vdekur.

Giuseppe Giordano, 70 vjeç humbi gruan e tij 7 vjet më parë, dhe që atëherë, ai ka sjellë një fotografi të rregulluar në vizitat e tij të përditshme në bregdet në qytetin  e Gaetit, transmeton Indeksonline.

Pensionisti thotë se ai merr fotografinë e gruas së tij, me të cilën ishte i martuar për 50 vjet, sepse ai nuk dëshiron të ndihet i vetëm.

Giordano fitoi famë online muajin e kaluar, pasi pronari i restorantit lokal, Giorgio Moffa, 54 vjeçar postoi një fotografi të tij në plazh.

“Unë sjell fotografinë e saj këtu sepse në atë mënyrë e ndjej atë në jetën time dhe nuk ndihem shumë i vetmuar.Më pëlqen të shkoj çdo ditë në det sepse më rikthen kujtimet e mia. Unë jam shumë i habitur nga admirimi i njerëzve në internet që kur dëgjuan historinë time.”, ka thënë Giordano./Indeksonline/