17:43 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

Ivaniq: Vrasja e Ivanoviçit është vrasja më mizore politike

Anëtari i Presidencës së BiH, Mladen Ivaniç tha se ishte i tronditur nga vrasja e kreut të SDP Oliver Ivanoviç në Mitrovicë.

Sipas tij, vrasja e Ivanoviqit ishte vrasja politike më serioze kohët e fundit në territorin e ish-Jugosllavisë.

Ivanić shprehu shpresë se autorët e këtij atentati do të gjenden sa më shpejtë dhe se situata politike në Kosovë do të jetë e qetë dhe nuk do të vazhdojë të përshkallëzohet.

“Unë personalisht dija shumë mirë. Për vite ne kemi komunikuar me njëri-tjetrin, duke parë kështu një njeri të qëndrueshëm, të qetë dhe me qasje realiste tek ai. Ai ishte shumë demokratik në zgjedhjen e problemeve mes Serbisë dhe Kosovës”, tha Ivaniç u tha gazetarëve në Sarajevë.

Ai theksoi se ishte i tronditur nga problemet që lideri i Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” kishte gjatë disa viteve të fundit.
Udhëheqësi i Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia” Oliver Ivanoviç u vra këtë mëngjes në Mitrovicën Veriore./Indeksonline/