15:24 / E Enjte, 26 Mars 2020

Izolohet Joshua, kishte kontakte me princin e infektuar me koronavirus

Kampioni i botës i peshave të rënda, Anthony Joshua është në vetëizolim pasi ka marrë vesh lajmin se Princi Charles i Uellsit doli pozitiv me koronavirus.

Më 9 mars, në fakt, boksieri kishte një event në Westminister dhe ishin të pranishëm Mbretëresha Elisabet, i biri Charles dhe kryeministri Boris Johnson, përveç yjeve të tjera.

Joshua është në shtëpi dhe po ndjek udhëzimet e duhura. Është në formë dhe falënderon ata që janë në linjën e parë duke luftuar koronavirusin”, u shpreh zëdhënësi i tij. /IndeksOnline/

Mos i humb