10:53 / E Hënë, 09 Tetor 2023 / L K

Izraeli anulon rezervimin e hotelit në Prishtinë, ndeshja me Kosovën do të shtyhet

Ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit pritet të shtyhet. Fakt për këtë është bërë edhe vendimi i fundit i përfaqësueses izraelite të cilët kanë anuluar rezervimin e hotelit në Prishtinë.

Krejt kjo pas luftës që ka shpërthyer në Izrael.

Ndeshja ishte planifikuar të luhej të dielën, por shpejt pritet të merret vendimi zyrtar i shtyerjes për një datë të pacaktuar./Indeksonline/