Izraeli padit motrën e liderit të Hamasit për nxitje terrorizmi
Prokurori i shtetit të Izraelit paditi të dielën motrën e liderit të Hamasit Ismail Haniyeh me akuzat për nxitje dhe solidaritet me një grup terrorist, pasi ajo dyshohet se përgëzoi sulmin e Hamasit të 7 tetorit.
Sabah al-Salem Haniyeh, 57 vjeç, jeton në qytetin jugor izraelit të Tel Sheva. Vëllai i saj është i vendosur në Katar, si dhe zyrtarë të tjerë nga Hamasi, grupi islamik që sundon Rripin e Gazës.
Haniyeh është mbajtur në paraburgim që nga arrestimi i saj më 1 prill, tha ministria e drejtësisë e Izraelit.
Sipas aktakuzës, pas sulmit të 7 Tetorit, Haniyeh u dërgoi mesazhe dhjetëra kontakteve, duke përfshirë vëllain e saj, duke lavdëruar sulmin ndërkufitar dhe duke bërë thirrje për “masakra” të mëtejshme.
Një nga mesazhet e saj të përmendura në aktakuzë përfshin rreshtin: “O Zot, numëroji dhe vriti dhe mos lër asnjë prej tyre, o Zot”.
Hamasi vrau rreth 1,200 izraelitë dhe të huaj në sulmin e 7 tetorit, duke ndezur luftën, në të cilën autoriteti shëndetësor i Gazës thotë se më shumë se 34,000 palestinezë janë vrarë./abcnews.al