20:40 / E Diele, 04 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ja çfarë po diskutohet në takimin e krerëve të vendit (Foto)

Zyrtarë të lartë nga Qeveria e Kosovës janë duke zhvilluar një takim të përbashkët në Hajvali.

Por në takimin në fjalë pjesëmarrës nuk janë edhe kabineti i zv/kryeministrit të vendit, Fatmir Limaj.

Ky takim sotëm në mes krerëve të vendit bëri bujë të madhe mediatike. Madje sipas disa raportimeve thuhet se është arritur edhe pajtueshmëria për kalimin e Demarkacionit me Malin e Zi. Në takimin në fjalë u mësua se përpos kabinetit qeveritarë prezent është edhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi si dhe Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Por sipas këshilltarit të kryeministrit, Ramush Haradinaj, Avni Arifi, takimi sonte ka qenë joformal.

Sipas tij në këtë takim nuk është diskutuar fare çështja e demarkacionit pasi është një takim që bëhet për herë të dytë.

“Darkë informale pa protokoll, pa kravata që për herë të dytë e bëjnë. Këtë herë nikoqir ka qenë zv/kryeministri, Behgjet Pacolli.Është caktuar para disa ditëve dhe nuk besoj që temat që diskutohen aty janë me peshë për opinionin sepse është darkë informale”, ka thënë Arifi për Indeksonline.

Duhet shtuar se gjatë ditës së nesërme pritet që demarkacioni të shqyrtohet nga Kryesia e Kuvendit dhe më tutje të procedohet për në Kuvendin e Kosovës.

Çështja e Demarkacionit vazhdon të jetë një ndër çështjet më të ndishme në vend pasi lidhet ngushtë me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës./Indeksonline/