19:54 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ja çfarë u tha Messi arbitrave të cilët nuk ia pranuan golin (Video)

Skuadra e Barcelonës barazoi 1 me 1 kundër Valencias, një derbi tejet interesant.

Por, nëse arbitri i ndeshjes do ta pranonte një gol të shënuar nga ylli argjentinas, Messi gjërat për Barcelonën do të shkonin më ndryshe.

Pas përfundimit të ndeshjes, Lionel Messi iu afrua gjyqtarëve dhe bisedoi për golin e anuluar.

“Ju jeni gabim, duhet ta shihni edhe njëherë atë”, iu tha Messi gjyqtarëve.

Ndërsa, anësori Iglesias shtoi: “Nuk ishte e qartë. Nuk isha i sigurt, kjo nuk ishte e qëllimshme”.

“Vija është këtu, topi është këtu”, vazhdoi shpjegimin ylli i Barcelonës.

Këto gabime në La Liga duhet të reduktohen, dhe e vetmja mënyrë është futja e teknologjisë së golit nga sezoni i ardhshëm./IndeksOnline/