14:17 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Ja çka po diskutohet në mbledhjen e Kryesisë së VV-së, flet Shpend Ahmeti

Kryesia e Vetëvendosjes është duke mbajtur mbledhjen e radhës.

I pari që doli nga mbledhja ishte kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, raporton Indeksonline.

Ai para gazetarëve tregoi se çka u bisedua brenda në mbledhje.

“Në mbledhje diskutuam për dorëheqjet e anëtarëve të partisë”, tha Ahmeti.

I pyetur se si e komenton dorëheqjen e Dardan Sejdiut nga çdo funksion në Vetëvendosje, Ahmeti tha se për këtë duhet pyetur Dardanin e jo atë.

Shpend Ahmeti ka thënë për Indeksonline se e lëshoi mbledhjen për shkak të disa takimeve që ka në komunë. /Indeksonline/