18:38 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ja deri në sa denohet një kompani ilegale e lojërave të fatit (Video)

Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha ka qenë i ftuar në “Ditë mbas dite” në Rrokum Tv.

Ai ka thënë se në Kosovë gjithçka importohet dhe se me politikat e reja fiskale ka pas të hyra të mëdha prej fillimit të këtij viti.

“Ne kemi me i luftu ata që punojnë me lojat e fatit, të cilët u ikin obligimeve dhe operojnë në mënyrë ilegale”, ka theksuar ai.

Dënimet për një kompani të këtyre lojrave, që e ka bërë një vepri ilegal ai thotë se sillen deri në 10 mijë euro.

Duke folur për bashkimin e doganes me ATK-në, Berisha thotë se ende nuk dihet nëse do të ndodh ky bashkim apo do të vazhdojnë të pavarura.