13:34 / E Premte, 07 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ja ku po qëndron i shumëkërkuari Milan Radojiçiq?

Milan Radojiçiq, i dyshuari kryesor për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, vazhdon të ndodhet në arrati që prej kohës kur atë e kërkoi Policia e Kosovës në banesën e tij në veri të Mitrovicës.

Sot dy javë, Prokuroria e Shtetit kishte autorizuar policinë që të kryej një aksion për arrestimin e katër të dyshuarve në lidhje me këtë vrasje.

Nedeljko Spasojeviq, Dragisha Markoviç dhe Marko Rosiç, u arrestuan po atë ditë, ndërkohë Milan Radojiçiq u është shmangur autoriteteve kosovare ndonëse ishte raportuar se në atë kohë ai ndodhej në Kosovë.

Burimet e Indeksonline brenda institucioneve të sigurisë kanë thënë se Milan Radojiçiq nuk ndodhet në Kosovë dhe se ai është parë duke qëndruar në Kopaonik të Serbisë, jo larg kufirit me Kosovën.

Policia ka thënë se në momentin që hasin në të, ai do të arrestohet dhe për të më pas do të vendosin organet e drejtësisë.

Ndryshe dje Indeksonline raportoi se Radojiçiq në bashkëpunim me disa nga krerët e lartë të Policisë në Veri të Mitrovicës, po fut mallra të kontrabanduara në territorin e Kosovës./Indeksonline/