23:52 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ja kur do të lansoj Huawei telefonin revolucionar

Prej disa javësh Huawei ka bërë publike detaje të një telefoni i cili do të revolucionarizojë “notch.”

Huawei Nova 4 ka një kamer frontale e vendosur brenda panelit të ekranit.

Gjigandi Kinez tha sot në rrjetin social Weibo se telefoni do të debutojë më 17 Dhjetor dhe ka ngjallur kureshtjen e mbarë industrisë për dizajnin unik të aplikuar i pari në llojin e tij.

Shumë pak dimë rreth telefonit me përjashtim të imazheve të publikuara. Telefonat e linjës Nova i përkasin rangut të mesëm dhe më shumë gjasa do të ketë procesor ose Kirin 710 ose Kirin 980.

Nova 3 ka dy kamera selfie ndërsa nga imazhet e publikuar të Nova 4, nuk ka vend për më shumë se një kamerë.

Huawei nuk është i vetmi që ka ndërtuar një telefon të tillë. Samsung prezantoi teknologjinë më të fundit muajin e kaluar quajtur Infinity-O i cili pritet të debutojë me Galaxy A8-ën dhe të ketë një dizajn të ngjashëm.

Temat: