10:56 / E Shtunë, 24 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ja kur ndërrohet forma e kuponëve fiskal, tregon ATK!

Kalimi  i kampanjës së re të projektit me kuponë fiskal të ATK-së, ka ngjallur reagime të shumta tek qytetarët. Por, forma aktuale e kuponëve mund të ndryshojë së shpejti për arsye të nxitjes më të madhe të qytetarëve që të kërkojnë kuponin fiskal.

Në një prononcim për “Indeksonline” zëdhënsja e Administratës Tatimore e Kosovës , Valentina Bytyqi ka treguar se kur mund të ndërrohet forma e kësaj kampanje.

Sipas saj, kjo bëhet në periudha të përshtatshme për qytetarët.

“Momentalisht ende nuk kemi planifikuar që të ndërrojmë formën e rimbursimit nga kuponët fiskal, sigurisht që do të ketë ndryshim, pasi që ATK çdoherë bënë përpjekje që gjejë formën më të përshtatshme për qytetaret. Ndryshimet bëhet me qëllim të nxitjes së sa më shumë qytetarëve për të kërkuar kuponë fiskal”, është shprehur ajo.

Më tej, zëdhënsja e këtij insitucioni e ka pranuar se forma e kaluar e kuponëve fiskal ka qenë më e qëllueshme.

“Sa i përket formës së vjetër, ajo ka qenë formë unike, e cila ka arritur që në masë të madhe ti edukoj qytetaret rreth rëndësisë së kuponit fiskal. Forma e kaluar në një mënyrë pati kthyer qytetaret në “inspektorët” pasi që pas çdo blerje ata kanë kërkuar që të pajisen me kupon fiskal”, ka thënë Bytyqi për “Indeksonline”.

Sipas saj, në bazë të udhëzimit administrativ parashihet që në periudha 1-2 vjet të ndryshoj forma e rimbursimit.

Tutje, ajo ka folur edhe për tatimpaguesit për obligimet e tyre tatimore të pa shlyera nga ATK. Bytyqi thotë se shumë shpejt pritet t’i publikojë listat për borxhlinjt.

“ Pas datës 1 Shkurt 2018 do të publikoj listat e borxhlinjve. Synimi ynë i vetëm është ngritja e përmbushjes vullnetare të detyrimeve tatimore, andaj ju inkurajojmë që të përmbushni detyrimet tuaja tatimore, në mënyrë që të mos bëheni objekt i ndëshkimeve”.

Kështu, ATK e ka cekur edhe në njoftim se publikimi do të bëhet pas datës 1 Shkurt dhe kjo do të ndodh shumë shpejt. Sigurisht që janë kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme sa i përket listave të borxhlinjve”, ka përfunduar Bytyqi./Indeksonline/