14:03 / E Enjte, 17 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Ja kush synon ta zërë vendin e Southgate në drejtimin e Anglisë

Mauricio Pochettino ka zbuluar se është i hapur për t’u bërë trajner i Anglisë, ndërsa skuadra e Gareth Southgate përgatitet për të filluar lojën e tyre në Kupën e Botës.

Ish-trajneri i Tottenhamit, Pochettino, ishte në Wembley, së bashku me ndihmësin e tij të besuar, Jesus Perez, për ndeshjen e Anglisë kundër Gjermanisë.

Kontrata e Southgate skadon në fund të  Euro 2026 – por ka disa spekulime se 52-vjeçari mund të largohet në fund të Kupës së Botës, megjithëse FA dëshiron që ai të shohë marrëveshjen e tij.

Dhe Pochettino ka hapur derën për të pasuar Southgate, vetëm katër ditë para ndeshjes hapëse të Anglisë kundër Iranit.

“Sigurisht, marrëdhënia ime me Anglinë ka qenë gjithmonë shumë e mirë”, tha ai për Athletic, transmeton IndeksOnline.

“Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë me akademitë, duke u përpjekur të zhvillojmë lojtarë të rinj për ekipin kombëtar. Ndihem shumë rehat këtu. Asnjëherë nuk e dini se çfarë ndodh. Unë jam i hapur për gjithçka’’ deklaroi Pochettino./IndeksOnline