21:14 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ja me kë do të bashkëpunojë Jennifer Lopez në këngën e re (Foto)

Po vjen shumë shpejt një nga bashkëpunimet më të mëdha mes dy femrave më hot të momentit në skenën muzikore botërore.

Nicki Minaj, Migos, G-Eazy ishin disa prej bashkëpuntorëve të mëhershëm dhe tani Cardi B po bashkëpunon me një tjetër yll.

Image

Është DJ Khaled ai që po ndihmon dyshen Jennifer Lopez dhe Cardi B që të realizojnë projektin e ri. Khaled është ai i cili konfirmoi bashkëpunimin e dy femrave më in të momentit.

“Më vjen mirë që kam mundësinë të përfshihem. Çelësi është të tregosh madhështinë tënde me qarëtsi dhe pasion”, ka konfirmuar Khaled.

Është bashkëshorti i Jennifer Lopez ai që ka zbuluar bashkëpunimin e radhës. Kënga pritet të publikohet në javën e parë të janarit.

©