13:25 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ja sa do të kushtojnë biletat në stadiumin e ri

Të hënën do të zhvillohet ndeshja e Superlupës së Kosovës.

Drita si fituese e Superligës dhe Prishtina fituese e Kupës do të luajnë në këtë finale.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ku pritet të ketë interesim të madh edhe për faktin se zhvillohen ndeshja e parë në impiantin e rinovuar.

Këto pritet të jenë çmimet e biletave për këtë ndeshje:

VIP: 50 euro

Perëndim “A-1”: 10 euro

Perëndim: 5 euro

Lindje: 3 euro

Veri-Jug: 2 euro

Biletat janë nën menaxhim të organizatorit, FFK-së dhe ata Ju informojnë mc gjerësisht për pikat e shitjes, ka shkruar faqja zyrtare e FC Prishtinës.