21:53 / E Martë, 26 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ja sa kuajfuqi pritet të kenë modelet e reja BMW M3 dhe M4

Të dyja Mercedes-AMG C63 S dhe Alfa Romeo Giulia Quadrifoglio kanë mbi 500 kuajfuqi, por kur është koha për të prezantuar gjeneratën e ardhshme M3 dhe M4, BMW nuk pritet t’iu shpall luftë kuajfuqish rivalëve të saj.

BMW Blog pohon se dyshja e ardhshme M3 dhe M4 do të vazhdojnë të përdorin një motor twin-turbo me 6 cilindra, por fuqia tani do të quhet S58. Falë një mori ndryshimesh, fuqia pritet të rritet nga 420 kuajfuqi në 470 dhe 475 kuajfuqi.

Mendohet se motori S58 do të debutoj në X3 M dhe X4 M para se të futet në M3 dhe M4.

Përtej motorëve të ri dhe të përmirësuar, gjenerata e ardhshme e M3 dhe M4 do të kenë platformën CLAR. Si të tilla, modelet pritet të peshojnë rreth 40 kg më pak se paraardhësit e tyre.

Një shtesë interesante në varg do të jetë Performanca 340i M, e cila thuhet se po përgatitet si një rivale ndaj Mercedes-AMG C43. /IndeksOnline/