19:25 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ja sesi të hiqni ndjekësit për llogaritë publike në Instagram

Nëse keni një Instagram privat, lehtësisht mund të hiqni ndjekësit të cilët shohin postimet tuaja.

Tashmë ky funksion gradualisht po ofrohet edhe për llogaritë publike, duke filluar me aplikacionin Android.

Ja sesi të hiqni ndjekësit në Instagram:

Për të hequr ndjekësit në Instagram ndiqni hapat e mëposhtëm:

Prekni mbi foton tuaj të profilit në menunë në fund të ekranit

Prekni mbi opsionin Followers

Në listën e ndjekësve klikoni mbi tre pikat ngjitur me butonin Follow/Following

Në dritaren e re që hapet klikoni Remove

Ndjekësit tuaj nuk do të marrin asnjë njoftim nga ky veprim por ende mund të shohin përmbajtjet tuaja nëse vizitojnë profilin.

Nëse dëshironi që një ndjekës të mos shohë fare profilin atëhetë mund ti bllokoni.