21:45 / E Martë, 13 Gusht 2019 / indeksADMonline

Jaguar huazon platformën dhe motorët nga BMW për crossover kompakt

Jaguar Land Rover dhe BMW gjerman mund të krijojnë një bashkëpunim edhe më të ngushtë sesa zhvillimi i paralajmëruar i makinave elektrike.

Sipas revistës Wards Auto, JLR mund të përdorë platformën dhe motorët e gjigantit premium bavarez.

Jaguar planifikon të zhvillojë një crossover kompakt dhe coupe, dhe kompania britanike më me shumë dëshirë do ta marrë me qira platformën FAAR të BMW-së nga Seria e re 1, sesa të krijojë një të re, transmeton KosovaPress.

SUV i vogël Jaguar do të mbajë etiketën Pace, si dhe modelet E-Pace dhe F-Pace, si dhe modeli i ardhshëm J-Pace.

Emrat përfundimtarë të këtyre modeleve janë të panjohur, por spekulimet flasin për shenjat A-Pace dhe B-Pace.

F-Type i ri gjithashtu mund të mbështetej në të paktën një motor BMW, ndërsa nga partneriteti me bavarezët mund të përfitojë edhe Land Rover, duke rikthyer emrin Freelander në platformën BMW, e cila më vonë do të pasohej nga gjeneratat e reja të Discovery Sport dhe Evoque.