23:26 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

Jaguar i ndryshkur shitet për 41,625 £ , vlera mund t’i trefishohet

Duke paguar mbi 40,000 £ për një Jaguar të ri, me këtë shumë parash mund të merrni një shumëllojshmëri të modeleve, nga E-Pace dhe E-Pace SUV në XE dhe XF.

Nëse shtojmë edhe 10,000 £ ju mund të bleni një F-Type, model ky i cili është sfidues i Porsche 911.

Megjithatë, tifozët e vërtetë të Jaguar e dinë se një nga makinat më të mira Jaguar ndonjëherë është E-Type. Ky model klasik u përshkrua nga Enzo Ferrari si një nga makinat më të bukura të bëra ndonjëherë, transmeton IndeksOnline.

Makina të tilla të mirëmbajtura zakonisht kushtojnë rreth 60,000 funta, ndërsa ka edhe të tilla që janë shitur për më shumë se 150,000 funte. Por, sic mund ta shikoni edhe vetë, kjo makinë është në gjendje të mjerueshme dhe motori duke i shkatërruar.

Por, kjo nuk ka ndaluar një ofertues që të paguaj shumën prej 41,625 funte, në ankandin H & H javën e kaluar.

Kjo E-Type Series 1, patjetër do të ketë nevojë për shumë punë për tu rikthyer në jetë, por nëse bëhet siç duhet, atëherë vlera e saj mund të jetë më shumë se trefishi. /IndeksOnline/