20:39 / E Hënë, 02 Prill 2018 / indeksADMonline

Jam ndarë me gruan për të, tani ajo…

Jam dashuruar në një femër mahnitëse në punë, por ajo më sheh mua vetëm si shok. Kjo po më thyen zemrën.

Unë jam 48 vjeçar dhe jam ndarë nga gruaja ime 45 vjeçare pas 20 vitesh martesë.

Ne nuk do të kthehemi së bashku asnjëherë më. Kjo femër që po më çmend është 24 vite dhe fakti se ajo nuk ndihet njësoj po më vret.

Ajo punon për mua prandaj unë e shoh atë çdo ditë. Nuk dua ta humbasë si shoqe dhe kolege por e kam të vështirë ta pranoj faktin se ajo kurrë nuk do të jetë e imja.

Këshilla e psikologes:

Refuzimi është i dhimbshëm por kjo vajzë po tregohet e sinqertë me ty dhe ti duhet ta pranosh këtë, edhe pse po të dhemb.

Ju të dy jeni të ndryshëm. Shoqëria juaj mund të shpëtojë nëse ti largohesh një hap prapa, në mënyrë që ajo të mos ndihet nën presion./Indeksonline/

Temat: