10:10 / E Enjte, 15 Mars 2018 / indeksADMonline

Jam rikthyer me të dashurën e parë, tani gruaja…

Jam rikthyer me të dashurën e parë dhe e ka zbuluar gruaja ime aktuale.

Kam besuar se do të jetë lidhje e sigurt rikthimi me të dashurën e parë, ndonëse të dy jemi të martuar. Por, në fund nuk arritëm që ta mbajmë fshehtë.

E kam njohur atë para 18 viteve në punë pastaj ecëm për në shtëpi së bashku. Ajo ishte 19 vjeçare dhe e fejuar, ndërsa unë 17 vjeçar dhe naiv.

Dita e ditës rashë në dashuri me të dhe një ditë e putha. Ajo ma ktheu puthjen e pastaj vazhduam.

Një koleg i punës arriti ta vërejë çfarë po ndodhte mes neve. Ai më tha se ajo kurrë nuk do ndahej nda i fejuari, unë u ndjeva keq por nuk i thash asgjë asaj e pastaj u martua.

Më vonë unë e njoftova gruan time. Tash kemi 15 vite martesë por asnjëherë nuk e kam harruar dashurinë e parë. Shpesh kam menduar për të.

Një ditë prej ditësh më kontaktoi në facebook. Aty aranzhuam një takim . nuk e kam besuar se pas takimit do më rikthehen ndjenjat.

Në atë takim dërguam fotografi të familjeve tona dhe folëm për jetën tonë. Që të dy kishim jetë të mirë, makina dhe pushime të këndshme.

U takuam përsëri dhe dolëm për xhiro me makinë. Çdo ndjenjë e jona u rikthye dhe përfunduam në seks. Ishte fantastike gjithçka me të.

Gruaja më hetoi se kisha ndryshuar pastaj e kuptoi të vërtetën. Kur djemtë tanë pyetën, ajo u tregoi çfarë kishte ndodhur.

Tani jam duke jetuar me vëllanë tim ndërsa fëmijët e mi i shoh shpesh por nuk jam baba shembull më.

E dashura ime thotë se e do burrin e saj por nuk është e dashuruar.

Ne vazhdojmë të shihemi por ajo nuk po ndahet për shkak të dy fëmijëve të saj.

Ajo është një femër që do duhej ta martoja vite më parë. Ajo ndihet njëjtë por nuk mund të heqë dorë nga fëmijët.

Këshilla e psikologes:

Së paku nuk po të jep premtime koti. Ndoshta ty po ta thyen zemrën por së paku po merr vendim.

Mundësitë janë gjëra që nuk ndryshojnë, andaj ndoshta do të të duhet të presësh me vite./Indeksonline/