09:00 / E Diele, 20 Janar 2019 / indeksADMonline

James Harden bën ‘show’, udhëheq Rockets në fitoren kundër Lakers

Basketbollisti James Harden ka dhuruar spektakël në ndeshjen e Houston Rockets kundër L.A Lakers.

Rockets arriti të shënoi fitore 138-134. Ndeshja në kohë të rregullt përfundoi me barazim, prandaj u deshtën vazhdimet, transmeton Indeksonline.

Lakers kishin një epërsi prej 18 pikësh gjatë ndeshjes por nuk arritën ta ruanin.

Lojtari më i mirë i kësaj ndeshje ishte James Harden i cili shënoi 48 pikë, duke barazuar legjendarin Wilt Chamberlain duke u bërë të vetmit lojtarë në histori që shënoi mbi 30 pikë në 19 ndeshje radhazi.

Ndërsa tek Lakers më i miri ishte Kuzma me 32 pikë.

Përveç kësaj ndeshje, interesante ishte edhe loja mes 76ers dhe Thunder, ku fitues dolën këta të fundit.  Thunder fitoi me rezultat 117-115.

Lojtari më i mirë tek Thunder ishte Paul George me 31 pikë.

Kurse nga 76ers lojtari më efikas ishte qendra Joel Embiid i cili shënoi po ashtu 31 pikë./Indeksonline/  

Më poshtë keni rezultatet nga të gjitha ndeshjet:

Rockets 138-134 Lakers

Thunder 117-115 76ers

Suns 115-135 Hornets

Bucks 118-108 Magic

Kings 103-101 Pistons

Mavericks 99-111 Pacers

Heat 117-103 Bulls

Celtics 113-105 Hawks

Grizzlies 90-119 Raptors