17:31 / E Enjte, 15 Gusht 2019 / indeksADMonline

Japonia: Dialogu Beograd – Prishtinë duhet të vazhdohet

Pozicioni i Japonisë është se dialogu Beograd-Prishtinë duhet të vazhdojë, megjithatë, siç kërkohej më parë nga Beogradi dhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare, vendosja e taksave për produktet nga Serbia dhe BeH duhet të shfuqizohet, tha sot përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme të Japonisë në Beograd.

Jun Saito u tha gazetarëve se qëndrimi zyrtar i Tokios ishte që Prishtina duhet të heqë masën në mënyrë që dialogu të rifillojë, duke thënë se normalizimi i marrëdhënieve serbo-shqiptare është çelësi i stabilitetit në rajon.

“Qëndrimi themelor i Japonisë është që dialogu duhet të vazhdohet”, tha Saito, duke saktësuar se ky është qëndrimi zyrtar i Tokios.