10:03 / E Martë, 06 Mars 2018 / indeksADMonline

Jashanica mendon për Qipron turke, por FIFA nuk e lejon

Bajram Jashanica është në pritje të dënimit nga UEFA për përdorimin e substancave të ndaluara para ndeshjes me Jang Bojsin në Europa League. Mbrojtësi kosovar dhe klubi korçar shpresojnë për një dënim sa më të zbutur, duke qenë se nuk ka një precedent të mëparshëm me dopingun.

Nga ana tjetër, po mendohet si mund të jetë në aktivitet futbollisti gjatë kohës së dënimit dhe një variant është Qipro turke, kampionati i së cilës nuk njihet nga FIFA. Por edhe në këtë rast duket se kemi të bëjmë me diçka të palejueshme nga FIFA, pasi bëhet fjalë për një aktivitet të organizuar.

Jashanica aktualisht është i dëmtuar dhe kërkon kohë që të kthehet në fushat e blerta. Nëse dënimi do të jetë i butë, lojtarit nuk do t’i duhet shumë kohë të presë.

Dënimi i Jashanicës në fakt do të niste që në shator, kur u luajt ndeshja me Jang Bojsin, por ai vazhdoi të luajë edhe më pas, kështu që në këtë rast mbrojtësi nuk përfiton.