75 Mall Live Search
19:49 / E Martë, 20 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Jasharaj: Ende ka mundësi për grevë në arsim

Edhe pas takimit me kryeministrin, Ramush Haradinaj, kreu i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës e Kulturës (SBASHK), nuk është ndarë me përshtypje të mira.

Kështu të paktën ka deklaruar kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, në RTV Dukagjini, i cili tha se SBASHK-u mund të marr vendim që të futen në grevë gjithëditore.

“Ishte një takim që na la të mendojmë se gjërat megjithatë nuk po shkojnë si duhet”, tha Jasharaj, duke mos përjashtuar mundësinë që në Kongresin e SBASHK-ut, më 24 shkurt të ndërmerren edhe hapa më radikalë.

Jasharaj thotë se është ministri i Financave, Bedri Hamza nga i cili janë ndarë të pakënaqur.

Megjithatë, në kongresin e SBASHK-ut të 24 shkurtit me delegatët, kryesindikalisti thotë se pritet të marr pjesë edhe kryeministri i vendit, Haradinaj.