18:03 / E Enjte, 15 Gusht 2019 / indeksADMonline

Jashari viziton familjen që iu dogj shtëpia, Komuna do t’i vij në ndihmë

Dje në fshatin Rakinicë të Skenderajt u dogj një shtëpi, por veç dëmeve materiale, nuk pati të lënduar.

Sot kryeatari i Skenderajt, Bekim Jashari ka vizituar familjen në fjalë, derisa ka treguar se Komuna do të ndërmerr masa duke iu dalë në ndihmë atyere.

“Fat i mirë për familjen e Jeton Dajakut nga Rakinica, ku e gjithë familja shpëtoi nga më e keqja në fatkeqësinë e gjendur nga ajo çfarë ndodhi një ditë më parë, kur shtëpia e tij u përfshi nga flakët.

Cilëtdo që kanë qenë shkaktarët e kësaj ngjarjeje, Komuna do të ndërmarrë masa për t’i dal në ndihmë familjes, që mrekullisht ka shpëtuar nga më e keqja.

Një duartrokitje të madhe edhe për ekipin e Zjarrfikësve, për reagim të menjëhershëm”, ka shkruar Jashari në llogarinë Facebook./Indeksonline/