19:12 / E Premte, 03 Korrik 2020

Jashtë pritshmërisë, “Lamborghini” nxjerr pamjet e super jahtit luksoz

Gjiganti italian i automjeteve “Lamborghini”, ka publikuar projektin e një jahti super luksoz, me një vlerë 2.7 milionë euro.

Projekti i jahtit është frymëzuar nga makina “ Lamborghini Sian FKP 37”. Mjeti luksoz është një projekt i përbashkët mes kompanisë “Lamborghini” dhe kompanisë së jahteve “The Sea Group”.

“Nëse do të kisha imagjinuar ndonjëherë Lamborghini mbi ujë, ky do të ishte vizioni im”, u shpreh shefi Lamborghinit, Stefano Domenicali.

Jahti pritet të peshojë diku tek 20 ton, si dhe do të ketë një motor prej 4 mijë kuajsh fuqi. Ky projekt pritet që shumë shpejt të vihet në jetë.

Mos i humb