16:24 / E Hënë, 27 Gusht 2018 / indeksADMonline

Java e tretë në Superligën e Kosovës: Zbulohet orari i ndeshjeve

Është caktuar orari i ndeshjeve të javës së 3-të të Superligës dhe javës së 2-të në Ligën e Parë.

Kjo javë në elitë nis të premten me ndeshjen Liria – Drita, që zhvillohet në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, transmeton IndeksOnline.

Ndërkohë, dy ndeshje do të luhen të shtunën, derisa tri të tjera të dielën, ku dueli ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës do të zhvillohet nën dritën e reflektorëve në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Superliga – Java 3
E premte, ora 16:45
Liria – Drita

E shtunë, ora 16:45
Llapi – Ferizaj
Feronikeli – Ballkani

E diel, ora 16:45
Gjilani – Trepça’89
Flamurtari – KEK-u

E diel, ora 19:45
Prishtina – Drenica

Liga e Parë – Java 2
Istogu – Vllaznia (P)
2 Korriku – Vëllaznimi
Fushë Kosova – Trepça

E diel, ora 16:00
Vushtrria – Arbëria
Dukagjini – Ramiz Sadiku
Bashkimi – Kika
Besa – Vitia
Drenasi – Onix Banja./IndeksOnline/