19:57 / E Mërkurë, 02 Maj 2018 / indeksADMonline

Javën e ardhshme pritet të mbahet Eurovizioni, këto janë pritshmërit për Shqipërinë

Ka mbetur edhe pak ditë në mbajtjen  e festivalit evropian “Eurovizion”.

Më datën 8 maj (e martë) do të jetë dita kur Eugent Bushpepa i cili përfaqëson Shqipërinë, do të përformojë në natën e parë të festivalit “Eurovizion”, për të provuar kualifikimin në natën finale.

Nga votimi i OGAE- grupeve të fansave të organizuar të Eurovizionit nëpër Evropë, kënga “Mall” e Bushpepës nuk ka dal edhe aq mirë, shkruan Indeksonline.

Në rezultatet finale të OGAE,  ku secili shtet dërgon votat zyrtare, Shqipëria nuk ka asnjë pikë dhe radhitet në vendin e 30.

Duhet pritur, për të parë nëse këto rezultate do të jenë të përafërta edhe kur të mbahet ky festival.

Për të parë vendet fituese sipas këtij votimi, klikoni në linkun e më poshtëm:

https://ogaeinternational.org/ogae-poll-2018-results/

Ndërsa, me publikimin e videoklipit të këngës “Mall” në kanalin zyrtarë të Eurovizionit në Youtube, ka pasur komente mjaft pozitive dhe deri më tash kjo këngë ka arritur të marr 431,560 views klikime.

Ndryshe, duhet cekur se në këtë vit në Eurovizion do marrin pjesë 3 shqiptarë.

Fitorja e Ermal Metës në Sanremo dhe zgjedhja e këngëtares Eleni Foureria për të garuar për Qipron në Eurovision do bëjë që në Lisbonë të shikojmë bashkë në skenën e Eurovizionit tre shqiptarë./Indeksonline/