09:41 / E Premte, 31 Gusht 2018 / indeksADMonline

Jay Z qeras mikun e tij me 10 shishe shampanjë të 6000 dollarëve

Fat Joe festoi ditëlindjen e 48-të në klubin 40/40 të Jay-Z me të gjithë yjet, duke përfshirë Floyd Mayweather, Tiffany Haddish, Mary J. Blige, Ja Rule, Joe Budden, Keith Sweat dhe Fabolous.

Ndërsa Jay-Z ishte në rrugë për turneun e tij “On the Run II” me Beyonce, reperi i bëri një dhuratë ‘modeste’ mikut të tij.

Ai dërgoi në ditëlindjen e Joe 10 shishe të mëdha të shampanjës së tij “Ace of Spades”, ku secila nga to kap vlerën e 6000 dollarëve amerikan.

Sigurisht kjo shifër s’do të thotë asgjë për yllin botëror./Indeksonline/