16:30 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

Jeni të varur nga telefoni? Ja disa mënyra për të shpëtuar nga kjo varësi

Telefonat na mundësojnë të bëjmë fotografi, të organizojmë një pjesë të jetës tonë, na mbajnë në kontakt me personat tanë të dashur e po ashtu na japin argëtim pa fund.

Por, pavarësisht kësaj, ata po na shkaktojnë varësi jo të mirë, e cila duhet zgjidhur patjetër, transmeton Indeksonline.

Sipas disa studimeve, të rriturit në Mbretërinë e Bashkuar kontrollojnë celularët e tyre diku 33 herë në ditë, ndërsa për adoleshentët numri rritet në 90.

Duke kaluar kohë në telefon tregon se kjo ndikon në aftësitë tona për të krijuar kujtime të reja, të mendojmë më thellë, të përqendrohemi dhe të përthithim informacione më shumë.

Por, çka duhet të bëjmë të shpejtojmë nga ky kurth?

Sipas Catherinë Price, autore e shumë librave, një plan prej 30 ditësh mund të ndikojë në uljen e varësisë ndaj telefonit.

Një nga gjërat kryesore është përcaktimi i kufijve duke u bërë të vetëdijshëm sa shpesh ta përdorni telefonin.

Kjo nënkupton marrjen e masave duke shkaktuar aplikacione që monitorojnë kohën që kaloni kohën që e shpenzoni në telefonin tuaj. Duke vepruar kështu do ë bëheni më të vetëdijshëm për dëmet dhe do e zvogëloni kohën e përdorimit të tij.

Metodë tjetër e mirë është fikja e telefonit për 30 minuta ose lënia e tij në shtëpi kur ju dilni për shëtitje.

Mënyrë tjetër është përcaktimi i hapësirave specifike se ku të lejohet përdorimi i telefonit. Një nga vendet më të mira për ta mënjanuar është dhoma e gjumit, pasi që sipas studimeve heqja e telefonit përmirëson gjumin.

Shumë persona lejojnë që të vijnë njoftime nga media sociale , andaj është mirë që të fikni njoftimet dhe ta mbani telefonin të fikur./Indeksonline/