15:06 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Jepet dënimi i parë në Malishevë për ndotje të ambientit

Në Komunën e Malishevës ka filluar zbatimi i udhëzimit administrativ për ndëshkime me gjoba mandatore mbrojtjen e mjedisit.

Sipas drejtorisë së inspektoratit ky udhëzim ka filluar të zbatohet më datë 13/11/2018, ku edhe është shqiptuar gjoba e pare prej 100 eurove, transmeton Indeksonline.

Sipas drejtorit të Drejtorisë së Inspektoratit në Malishevë, Dibran Kastrati, “inspektorët e ambientit do vazhdojnë me inspektime në teren dhe të gjithë ata qytetarë të cilët në forma të ndryshme dëmtojnë ambientin do ti ndjekim procedurat ligjore”.

Gjoba e parë është ekzekutuar për një person, i cili është kapur duke djegur mbeturinat në sipërfaqe publike në natyrë./Indeksonline/