18:49 / E Shtunë, 27 Tetor 2018 / indeksADMonline

Jo vetëm Morena, edhe një tjetër këngëtare kosovare pasi doli me të e quan ‘gej’ iranianin

Konflikti që nisi nga një video e publikuar në Instagram, ka përfunduar në tone të ashpra ditën e sotme mes këngëtares Fjolla Morina dhe miliarderit Iranian, Sasha Sobhani.

Ky i fundit disa orë më parë e quajti Fjollën mashtruese dhe madje publikoi bisedat private mes tyre në Instastoryn e tij, për të vërtetuar se ishte Fjolla ajo që i shkonte nga pas dhe se ai nuk kishte pikë interesi për të.

Mirëpo, pak më parë Fjolla Morina e revoltuar ka publikuar në Instastoryn e saj disa të dhëna për iranianin, ku thuhet se është i biri i një mashtruesi.
“Njihuni me Sasha Sobhani, djalin e ish-ambasadorit iranian të Venezuelës.

Me fjalët e tij ka thënë se ka vjedhur para nga njerëzit për kënaqësitë e veta. Më pas i ka thënë mikut të tij: “Ti gjithashtu duhet të vjedhësh nëse mundesh.”- ishin fjalët e shkruara.

Kujtojmë që pas ndarjes nga ai, edhe modelja e këngëtarja kosovare, Morena Taraku e quajti atë ‘gej’.