23:24 / E Shtunë, 21 Nëntor 2020 / OSH

Joe Jonas dhe Sophie Turner shpenzojnë kohën duke u shëtitur në Los Angeles

Joe Jonas dhe Sophie Turner janë duke e shijuar statusin e të qenurit prindër.

Çifti i lumtur së fundmi janë parë duke u shëtitur me vajzën e tyre, Willa, në rrugët e Los Angeles, shkruan Daily Mail.

Që të dy ishin të veshur në mënyrë sportive, teksa sytë në shumicën e rasteve i kishin tek vajza.

Për shkak të pandemisë coronavirus, Joe dhe Sophie janë parë duke mbajtur maska mbrojtëse.

Aktorja dhe këngëtari filluan lidhjen në vitin 2016, ndërsa u martuan në Las Vegas rreth vitit 2019.

Tashmë që janë bërë prindër, ata janë më të përkushtuar në rritjen e Willa, që erdhi në jetë javë më parë.