08:35 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

Joel Matip pritet t’i humbë 10 ndeshjet e ardhshme të Liverpoolit

Mbrojtësi i Liverpoolit, Joel Matip nuk ishte i gatshëm t’i ndihmojë skuadrës në derbin kundër Tottenhamit, për shkak të lëndimit në gjurin e këmbës.

Atë e zëvendësoi kroati Dejan Lovren.

Sipas lajmeve të fundit që vijnë nga Merseyside, kamerunasi pritet të mungoj për 6 javë, periudhë në të cilët Liverpooli luan 10 ndeshje zyrtare në të gjitha garat.

Para pak ditësh trajneri Jurgen Klopp e kishte quajtur lëndimin e Matip si “problem i vogël” por tashmë duket se bëhet fjalë për lëndim më serioz. /Indeksonline/