18:59 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Jonida Vokshi me fjalë emocionuese në ditëlindjen e nënës

Ajo është një nga femrat më të pëlqyera të ekranit.

Bëhet fjalë për prezantuesen dhe aktoren shqiptare, Jonida Vokshi.

Tejet modeste, e ëmbël dhe e veçantë, ajo sjellë përherë freski si në paraqitjet e saj, njësoj edhe në postimet në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.

Së fundmi bukuroshja vjen me fjalë emocionuese në ditëlindjen e së ëmës. Ajo ka postuar një fotografi nga rinia e nënës së saj e ku shkruan:

“Kjo eshte mamushi ime kur ka qene e re?Urimin e ditelindjes sot po ja bej me kete foto se eshte e preferuara ime.Te dua shume njeriu im me i shtrenjte ne bote.Gezofsh gjithe jeten tende❤”