18:09 / E Hënë, 07 Nëntor 2022 / LB

Jorginho po shikon drejt Barcelonës

E ardhmja e Jorginhos te Chelsea nuk është aspak e sigurt, me kontratën e mesfushorit 31-vjeçar që skadon verën e ardhshme.

Sipas një publikimi të gazetës katalanase “Sport”, italiani kërkon më shumë se dyfishimin e pagës së tij vjetore (nga 6.4 milionë euro që merr tani në gati 14 milionë), me “blutë” e Londrës që nuk duan.

Kujtojmë se nga janari e në vazhdim, Jorginho do të ketë të drejtën të negociojë me klube të tjera, me Barcelonën dhe disa top skuadra të Premierligës duke parë mundësinë e blerjes së tij falas, në prag të verës që po vjen