20:57 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

Josa deri sot i ka kushtuar Prishtinës 70,000 euro

Trajneri Mirel Josa ishte emëruar në shef i shtabit teknik të Prishtinës në shtator të vitit 2017.

Në edicionin e tij të parë nuk arriti të shpallte Prishtinën kampion por fitoi Digitalb Kupën e Kosovës.

Ndërsa sivjet ‘bardhë e kaltërit’ u eliminuan herët nga Digitalb Kupa, ndërsa synimi kryesor mbetet titulli i kampionit në Superligë që Prishtinës i mungon që nga viti 2013, shkruan Indeksonline.

Josa e ka drejtuar ekipin kryeqytetas në 72 ndeshje, prej të cilave ka 44 fitore, 19 barazime dhe 9 humbje.

55 vjeçari është trajneri më i paguar në Kosovë dhe gjatë kësaj periudhe ka fituar nga Prishtina hiç më pak se 70 mijë euro. /Indeksonline/