22:02 / E Hënë, 18 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Joshua është gati, po e “pret” Tyson Furyn

Anthony Joshua pretendon se është i gatshëm t’i jepë Tyson Furyt një shans për luftë në peshat e rënda.

Fury, 29-vjeçar pritet që gjatë vitit të ri, 2018 ta bëjë rikthimin e tij në arenën e boksit pas mungesës pothuajse 2 vjeçare.

Britaniku dëshiron menjëherë ta ketë një duel me kampionin e tanishëm, Anthony Joshuan, meç ky që me gjasë do të ndodhë verën e ardhshme.

“Sic them unë gjithmonë do të qëndroj në përputhje me ato. Ai është afër të rikthehet. Nëse ai dëshiron të luftoj me mua qysh në verë, atëherë le ta bëjmë. Topi është në oborrin e tij, unë po pres”, ka thënë Joshua.

Por, meçet e para Fury do t’i zhvilloj me disa boksier tjerë, të një kalibri më të ulët se Joshua./IndeksOnline/