15:40 / E Enjte, 24 Shtator 2020 / indeksADMonline

E hani hani njëri-tjetrin derisa t’ju hanë të tjerët

Shkruan: Izmi Zeka

Kosova ime e dashur a mbeti njeri në këtë hartë gjeografike pa u sharë, etiketuar dhe i pastër. A mbeti dikush që nuk tradhtoj, nuk vrau e nuk e shiti Kosovën pas luftës çlirimtare.A ka njeri në këtë vend  që dinë dhe mundet të ndryshoj këtë farë koncepti të shpifur dhe shkatërrues për vetë shqiptarët në përgjithësi.

Këtu tek ne të gjithë janë kriminel, hajna, vrasës, pazargjinjë. E  shihni ku kemi mbërritur. Asgjë nuk është më morale as njerëzore. këtu ne thyejmë brirët mes veti  në një shtet feminor që ka vetëm 12 vite jetese.

Shqiptari për shqiptarin është armik e i shitur e marrëzira tjera. Elita intelektuale  është strehuar në një këndë dhe vetëm bënë sehir. Edhe kjo është marrëzi. Luftë  pa zgjedhur mjete as gjuhë si në kohën e barbarëve jemi duke bërë duke e katandisur këtë popull të mjerë e të robëruar me shekuj.

Sapo hap televizionin apo portale të ndryshme asgjë nuk shihet për të mirë. Ky është mallkim që duket se na ka bërë zoti edhe pse nuk jam ndonjë fetar i apasionuar. Besimi im është në kulturë, jetë, mirëqenie  dhe fuqi mbi natyrore. Mallkimi nuk është  koncept shkencor as edhe doktrinë   e artikuluar  qartë dhe shprehimisht që preket.

Pse po na mbytni shpresën që shekujt e bartën  deri sot.A nuk u ngopët me dhimbjet e vrasjet nëpër kohëra të ndryshme a nuk mësuat  nga të tjerët se jeta nuk është mallkim por art, mendje dhe zhvillim.

Pse more ju që po thirrni  në libra, shkencë  nuk mësuat për së mbari  për të qeverisur një popull  që ka ide  se si  duhet të shihet zhvillimi dhe integrimi politik e kombëtar i Kosovës.

A e dini se jemi lodhur nga pafytyrësia  dhe sharja ,fyerja dhe nga ata që ju po i quan i tradhtarë, të shitur, oligark, matrapaz e edhe  shërbëtor të të huajve. Mos na helmoni rininë tonë me inate të  mentalitetit ballkanik  apo me luftë prej  bajraktarësh. Nuk ua kemi borq që ta mbytni ende pa lindur shpresën e rinisë. Mos i helmoni me urrejtje edhe për  gjenezës së tyre.

E shihni more të mjerë ku kanë ecur popujt, si janë zhvilluar, çfarë kulture njerëzore kanë dhe çfarë formësimi dhe shteti demokratik  kanë.

A nuk mësuat  nga historia e përplasjeve shekullore brenda shqiptare. A nuk mësuat  nga gjenocidi serb që u bë mbi shqiptarët mbi një shekuj. Nëse nuk iu besoni shqiptarëve merrni e lexoni  Dimitrije Tucoviqin ai u shpjegon çfarë kanë bërë serbët në kohën e luftërave ballkanike të fillim shekullit XX.

Ju nuk i beson vetës tuaj as edhe luftës së fundit që ishte për mbijetesë dhe shtet, as edhe vrasjeve dhe gjenocidin nga regjimi i egër  serb që bëri  në Kosovë. As edhe mbi 15 mijë të vrarë, as edhe mbi 20 mijë nëna e motra tona të dhunuar.

Për ju shteti është mekanizëm   për të justifikuar ekzistencën tuaj qoftë në pushtet apo opozitë.

Ju që hidhni vrerë mëngjes e mbrëmje pa u ndalur  po ua merrni të drejtën qytetare të gjithëve pa dallime, popullit të mirë e të lodhur nga helmi që po shfaqni ju. A mund ta dalloni sakrificën për atdhe me shtete bërjen  dhe zhvillimin shtetëror të Kosovës. Dy koncepte që kanë ndërlidhje historike e ku  e ndihmojnë njëra tjetrën.

A mos keni nevojë shpirtërore  me  filluar luftë kaçakësh, apo bajraktarësh .

Ikni ju lutem të gjithë pa përjashtim. Bënë edhe pa juve. Shteti ka nevojë për dije, eksperiencë dhe vendimmarrje. Të dobëtit e kanë arrogancën kurse të mequrit e kanë lapsin që i jep dritë shtetit dhe integrimit të saj në botën e qytetëruar.

Ju edhe mund të shani në emër të patriotizmit folklorik, ju mund edhe të shpikni tradhtarë   brenda ditës e që si përfundim po sjell luftë brenda llojit  dhe po e arsyeton  Evropën e cila dikur ju e dini si na cilësonin.

Kosova ime  e dashur nuk mësova nga dhimbja jote as edhe nga gjaku i derdhur rrëke me dekada.

A  nuk po ke dhimbje që të bënë copa ,copa  që nga kongresi i Berlinit e deri më sot.

Dilni dhe bërtitni urra  po vritet tradhtia. Dilni bërtitni se po dënohen  heronjtë   që shkoni e përkulni çdo ditë te varret e tyre.

II

A thua çfarë gjinie kishte Grenelli ( nuk po shkruaj kush është dhe çfarë përfaqëson) pse iku me shpejtësi në Beograd dhe  ngrehu dolli në mbrëmje bashkë me ata që para 20 viteve  Amerika ua tregoi rrugën përmes forcës.

A nuk ndaleni të mendoni  pse  po ndodh  kjo “afërsi”  dhe ri rregullim të raporteve Serbi – ShBA. Apo nuk iu bënë përshtypje fare.

A shikoni si po ndryshojnë forcat ekonomike dhe politike botërore. E në këtë mes ku gjenden Shqiptarët dhe Kosova. Ndoshta edhe jemi të vetëmjaftueshëm në tërë këtë ndryshim të madh botëror.

Ju rrini duke nxjerr tradhtar prej dheut dhe patriot prej nëntokës   e mos shikoni për rreth çka është duke ndodhur. E ju hane njëri tjetrin derisa të iu hanë të tjerët.