19:35 / E Martë, 16 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ju lutem bashkëatdhetarë, vendosni rripat e sigurisë dhe mos i mbani fëmijët para, policia serbe po gjobit!

Nga vikendi që lamë pas ka nisur vala e bashkatdhetarëve të cilët po vijnë në vendlindje për të kaluar pushimet.

Shumica e tyre zgjedhin trafikun rrugor, pavarësisht pritjeve të gjata që krijohen në pikat kufitare. E pritjet më të mëdha po shënohen gjatë orëve të vona të mbrëmjes deri në mëngjes.

Derisa sot në rrjete sociale po bëhet apel tek bashkatdhetarët që në pikën kufitare përmes Merdares të kenë kujdes në rripat sigurisë dhe fëmijët mos t’i mbajnë në ulëset e para, sepse policia serbe po vë gjoba, përcjellë Indeksonline.

Ndryshe, në respekt të bashkatdhetarëve disa komuna, përfshire Suharekën, Lipjanin dhe Malishevën kanë lëshuar parkingun e oborrit./Indeksonline/