19:08 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Jug-koreanët paguajnë para që të shkojnë në burg

Për shumicën e njerëzve në botë burgu është vend ku nuk dëshirojmë të shkojmë

Kurse për jug-koreanët është e kundërta, transmeton Indeksonline.

Ata paguajnë para që të shkojnë në burg dhe të largohen nga jeta e përditshme.

Këtë e ka bërë edhe një punëtore zyre, Park Hye-ri i cili ka paguar 90 dollarë që të shkojë në burg për 24 orë.

“Burgu më jep ndjenjën e lirisë.”, u shprehë Hye-ri.

“Unë nuk duhej të isha këtu tani. Duhej të isha në punë duke kryer detyrat që më jepen. Por vendosa të pauzoja dhe të shikoja për një jetë më të mirë.”, u shprehë Park Hye.

Klientët që paguajnë për të shkuar në burg kanë uniformat blu, laps dhe fletore. Ata flenë në dysheme dhe kanë një banjo të vogël por nuk ka pasqyre.

Në menun e ushqimit patate dhe ‘Banana Shake’ për darkë dhe oriz për darkë./Indeksonline/