10:45 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Julen Lopetegui reagon sërish, qartëson të ardhmen e Luka Modric dhe Mateo Kovacic

Mateo Kovacic dhe Luka Modric kanë qenë të lidhur me një largim nga Real Madridi së fundmi, por Julen Lopetegui është i bindur se dyshja e mesfushës është e lumtur në klub.

Mediat së fundmi raportonin se ish-anëtari i Interit, Kovacic ka refuzuar edhe të stërvitet me klubin për ta detyruar Realin që ta shesë atë, transmeton IndeksOnline.

”Unë mendoj se Modric dhe Kovacic janë të lumtur që luajnë për Real Madridin”, tha trajneri për gazetarët.

”Nuk kam ide për atë që ju po flisni për Kovacic. Ai ka stërvitur me bashkëlojtarët e tij dhe nuk ka asnjë problem”.

Image result for kovacic modric

”E dua atë dhe jemi të kënaqur që ai është pjesë e klubit”.

Njejtë edhe për Modric, Lopetegui insiston se nuk mendon që mesfushori kroat do ta lë Real Madridin.

”I jam përgjigjur kësaj pyetje më parë. Presidenti ka folur gjithashtu dhe ne nuk kemi dyshim se ai do të mbetet te ne. Nuk ka asgjë të re”, përfundoi Lopetegui./IndeksOnline/