13:20 / E Premte, 08 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Juncker: SHBA-ja s’do të vendosë tarifa ndaj automjeteve të BE-së

Presidenti i Komisionit Evropian në largim, Jean-Claude Juncker, tha se nuk mendon se presidenti amerikan Donald Trump, do të vendosë tarifa të reja ndaj automjeteve evropiane.

Administrata e Trumpit tashmë ka vendosur tarifa që kanë prekur produktet e çelikut, aluminit dhe produkteve bujqësore të Bashkimit Evropian (BE), ndërsa javën e ardhshme pritet të vendosë nëse do të imponojë tarifa për eksportet masive të automjeteve evropiane.

Tarifat e mëparshme tashmë kanë provokuar ndjenjën e hakmarrjes të bllokut tregtar 28- anëtarësh, ndërsa tarifat ndaj automjeteve mund të përshkallëzojnë ndjeshëm tensionet.

Brukseli dhe Washingtoni janë në kërkim të përfundimit të një marrëveshjeje tregtare deri në mes të nëntorit për të zbutur situatën.

Junckeri të premten për gazetën gjermane “Sueddeutsche Zeitung”, tha se “Trumpi, do të ankohet pak, por ai nuk do të vendosë tarifa për automjetet”.

Pa dhënë specifika të tjera, ai tha: “Nuk do ta bëj këtë” dhe shtoi se “po flisni me një person plotësisht të informuar”.