JURGEN KLOPP – premtoj, e bëri, nuk dështoj

Liverpool mbrëmë fitoi titullin e parë të Premier Ligës pas 30 viteve pritje.
Më meritori për këtë sukses padyshim është trajneri gjerman, Jurgen Klopp, transmeton Indeksonline.
Në vitin 2015, Klopp e mori nën drejtim skuadrën e Liverpool e cila në atë kohë ishte skuadër me mangësi të shumta dhe s’ishte kandidate për të fituar titullin.
Kur e mori drejtimin e ‘The Reds’, gjermani premtoi se do të sillte tituj brenda katër-pesë viteve.
Këtë premtim, Klopp e mbajti dhe arriti që ta fitoj Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës, Kupën e Botës për Klube dhe tashmë Premier Ligën.
Që nga viti 2015, Liverpool ka shënuar rritje enorme duke u bërë njëra nga skuadrat më të mira në botë. /Indeksonline/