12:30 / E Shtunë, 27 Tetor 2018 / indeksADMonline

Jurgen Klopp: Xherdan Shaqiri ende nuk e ka arritur potencialin e plot

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri ju bashkua Liverpoolit këtë verë për 13M funta.

Edhe pse nuk ka luajtur shumë në këtë sezon, sa herë ka hyrë në lojë ka treguar vlerat e tij. Deri më tani ende nuk ka shënuar golin e parë zyrtare por ka  arritur të regjistroj tre asista.

Megjithatë trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp beson që ka ende më shumë për të treguar Shaqiri, transmeton Indeksonline.

“Nuk besoj se ndokush e ka idenë se sa i mirë Shaq mund të bëhet” tha Klopp.

“E njihja kur ishte 19 vjeç tek Bayerni dhe ai në atë kohë vetëm se ishte një talent i shquar” vazhdoi Jurgen.

“Ai ka akoma hapësirë të madhe për të u përmirësuar dhe kjo është një gjë shumë e mirë. Ai na jep diçka më ndryshe. Ne ende nuk i kemi përdorur goditjet e tij. Kjo është një plus tjetër” përfundoj trajneri i Liverpoolit./Indeksonline/