11:23 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Justifikimi i Ramës për tarifën në Rrugën e Kombit

​Ka ngjallur një irritim të madh vendosja e tarifës prej 10 euro vajtje-ardhje të Rrugës së Kombit ku qytetarë të ndryshëm e kanë cilësuar këtë një vjedhje të hapur që qeveria e Ramës i bën shqiptarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë për llogari të oligarkëve.

Por, ndërkohë që të gjithë irritohen me këtë fakt, Rama ka gjetur kohë që të luajë me nervat dhe inteligjencën e qytetarëve përmes një justifikimi të çuditshëm.

“Nuk ka pagese 10 euro Albi, është 5 euro, çmim qe paguhet kudo ne rajon dhe kontribut qe shkon per mirembajtjen e rruges, e cila u ndertua pjeserisht (nderkohe qe kompania do te perfundoje edhe ndertimin) dhe mbeti ne meshire te fatit nga pamundesia e mirembajtjes qe ka nje kosto jo te vogel!”. i përgjigjet Rama një komentuesi.

Fakt ështe se nëse një tiranas niset për Kosovë, duhet të paguajë 5 euro për të shkuar dhe 5 euro të tjera për në kthim. Po ashtu, një i Prishtinës duhet të paguajë 5 euro për të ardhur në Tiranë dhe 5 euro të tjera për t’u kthyer në shtëpi.

Rama bën sikur nuk e kupton këtë matematikë tepër të thjesht.