22:36 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

Juve, Tottenhamit: Ishe më i mirë, por moti luajmë ne!

Juventusi është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan indeksonline.

Zonja e Vjetër në ndeshjen e 1/8 mposhti Tottenhamin me rezultat të përgjithshëm 4-3 (2-2 ndeshja e parë).

Në ndeshjen e cila u zhvillua në Wembley italianët fituan me rezultat 1-2.

Spurs kaluan të parët në epërsi në minutën e 39-të me golin e Heung-Min Son.

Juventusi u rikthye në pjesën e dytë me dy gola të shpejtë. Së pari Higuain në minutën e 64-të dhe tre minuta më vonë Dybala. /IndeksOnline/