22:48 / E Shtunë, 31 Mars 2018 / indeksADMonline

Juve “zgjon” Milanin dhe shkëputet në krye [Video]

Juventus ka bërë një hap të madh drejt titullit të shtatë radhazi në Serie A, duke e mposhtur 3:1 Milanin në derbin e xhiros së 30-të.
Ndeshja e zhvilluar në ‘Allianz Stadium’ u dominua nga skuadra e Allegrit, që golin e epërsisë e arriti që në minutën e tetë përmes Paulo Dybala.

Leonardo Bonucci rikthej në lojë Milanin, kur barazoi në 1:1 në minutën e 28. Mbrojtësi italian nuk e pati problem të festojë golin kundër ish skuadrës së tij.

Në fund të pjesës së dytë, Juventusi shënoi dy herë për fitoren në këtë derbi.

Ishte fillimisht Juan Cuadrado që rikthej epërsinë e Juventusit në minutën e 79’, ndërsa Sami Khedira në minutën e 87’, shënoi për 3:1.

Temat: