20:56 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Juventus dhe Bayern kalojnë në rundin tjetër

Bayerni ka kaluar në rundin e eliminimit direkt dy xhiro pa përfunduar faza e grupeve.

Gjermanët mposhtën Olympiacosin me rezultat 2-0 në ndeshjen që u zhvillua në “Alianz Arena”.

Golat për bavarezët i shënuan, Robert Lewandowski në minutën e 69-të dhe Ivan Perisic një minut para fundit.

Në fazën tjetër ka kaluar edhe Juventusi pasi ka mposhtur Lokomotiven e Moskës me rezultat 1-2.

Golat për italianët i shënuan Ramsey në minutën e katërt të ndeshjes dhe Duglas Costa në minutat shtesë.

Golin e vetëm për rusët e realizoi Miranchuk në minutën e 12-të të ndeshejs. /IndeksOnline/